Ganiu pjesë e Forumit të Rezistencës së Ballkanit Perëndimor kundër ekstremizmit të dhunshëm në Sofje të Bullgarisë

Forumi i Rezistencës së Ballkanit Perëndimor i organizuar nga organizata e mirënjohur ndërkombëtare IRI, bashkoi sërish vendet e Ballkanit Perëndimor kësaj rradhe në Sofje të Bullgarisë për të thelluar bashkëpunimin mes tyre në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm. Punimet e këtij forumi i ndoqi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, bashkë me miqtë e mi, Ardian Ismaili dhe profesorin Burim Latifi.

Marketing

Padyshim se pjesë e rëndësishme e këtij rrjeti të bashkëpunimit global, janë edhe njësitë e pushtetit lokal që bashkë me ministritë e punëve të brendshme dhe organizatat e sektorit civil krijojnë interaksionin e duhur e të fuqishëm për shmangien e pasojave destruktive që sjell ekstremizmi i dhunshëm.

Komuna e Çairit deri më tani kemi shfaqur qasje konstruktive në realizimin e shumë projekteve dhe bashkëpunimeve në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Marketing