Pas Ligës së kampionëve, në Nyon të Zvicrës. është hedhur edhe shorti për raundin e 32-të në Ligën e Evropës, bën të ditur gazeta Koha.
Anglezët e Wolves do të përballen me Espanyol, kurse Sporting Lisbone me turqit e Istanbul Basaksehir. Getafe gjithashtu e kaloi fazën e grupeve dhe tani gjen si kundërshtar Ajax.
Bayer Leverkusen ndeshet me Porto, një takim mjaft interesant. Danezët e Copenhagen sfidojnë Celtic, kurse qipriotët e APOEL kundër Baselit të Taulant Xhakës dhe Edon Zhegrovës. Cluj gjithashtu ka bërë mirë në grupe, por tani ka një sfidë të vështirë me spanjollët e Sevilla, specialistë të këtij kompeticioni.
Olympiacos do të sfidojë anglezët e Arsenal, kurse AZ Alkmaar ka përballë austriakët e LASK, që befasuan në fazën e grupeve. Club Brugge, që nuk mundi të kualifikohej në Champions, gjen Manchester United. Bullgarët e Ludogorets kanë një mision të pamundur, pasi Interi është kundërshtari i tyre. Interesant edhe takimi Salzburg-Frankfurt, sikurse Shaktar-Benfica. Roma ka rival belg, skuadrën e Gent. Rangers-Braga dhe Wolfsburg-Malmo janë dy takimet e tjera.
Cekim, 32 skuadra kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt, derisa, Manchester United, Inter, Roma, Arsenal dhe Ajax shihen si favorit për ta fituar trofeun.
Ndeshjet e fazës së 1/32-ve, në Europa League, do të zhvillohen më 20 dhe 27 shkurt
Çiftet:
Wolves – Espanyol
Sporting – Istanbul B.
Getafe – Ajax
Leverkusen – Porto
Copenhagen – Celtic
APOEL – Basel
Cluj v Sevilla
Olympiacos – Arsenal
AZ Alkmar – LASK
Club Brugge – Man.United
Ludogorets – Inter
Frankfurt – Salzburg
Shakhtar – Benfica
Wolfsburg – Malmo
Roma – Gent
Rangers – Braga