Menaxheri i Tottenham, Jose Mourinho ndërmori hapin e pazakontë për të lavdëruar një ish-trajner të Chelseat për fitoren e Bluve ndaj skuadrës së tij të dielën.
Mourinho shijoi humbjen e parë në shtëpi që kur mori drejtimin e Spurs teksa ish-lojtari i tij triumfoi 2:0.
Dhe portugezi ishte plot lëvdata për vendosjen taktike të Chelsea – megjithëse frymëzimi me sa duket erdhi nga një burim i papritur, përcjell lajmi.net.
“Ata ishin më të mirë se ne në pjesën e parë. Nuk është e vështirë për mua ta pranoj”.
”Ata kanë luajtur në një sistem me të cilin janë shumë të rehatshëm. Një sistem me të cilin ata luajtën për dy vjet me Antonio Conte”.
”Shumë prej lojtarëve të tyre janë shumë të rehatshëm me atë sistem. Alonso, Azpilicueta, Kante, Willian, lojtarët janë shumë të kënaqur në këtë sistem”, u tha Mourinho gazetarëve pas ndeshjes.