Zendeli:Zgjedhjet janë dakorduar, nuk duhet të kushtëzohen

Zgjedhjet tani janë një punë e dakorduar mes partive politike dhe tek presidenti i shtetit dhe nuk duhet të kushtëzohen me çfarë do sjellje të ligjeve esenciale, ashtu siç ka thënë kryeministri, deklaroi sot deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli.

Marketing

“Qeveria vonon në realizimin e programit të vet. Vonon në dorëzimin e shumë projekteve që është dashur më herë të dorëzohen deri tek Kuvendi dhe tani nuk duhet të kërkohet ndonjë arsyetim në disa ligje esenciale që të shtyhen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të mbahen ashtu siç janë dakorduar partitë politike dhe në këtë drejtim edhe si Kuvend edhe si Qeveri, të gjithë duhet të lëvizim”, ka thënë Zendeli në pres-qendrën e Kuvendit.