Cristiano Ronaldo edhe pse u rikthye tek golat në Serie A, humbja në Superkupën e Italisë me fanellën e Juventusit kundër Lazios la një shije të hidhur tek portugezi.
Ronaldo ka humbur terren me Lionel Messin gjatë periudhës 2 vjeçare pas largimit nga Real Madridi sa i takon trofeve individual.
Portugezi edhe pse nuk është i lumtur në Torino, agjenti i tij, Jorge Mendez qetëson tifozët e Juventusit duke u shprehur se klienti i tij nuk do të largohet nga Italia.
“Ai dëshiron që viti i ardhshëm të jetë viti i tij. Vit në të cilin ai do të fitojë Topin e gjashtë të Artë dhe ai mund të ketë sukses vetëm nëse luan një Champions të shkëlqyeshëm me Juventusin dhe një super Evropian me Portugalinë.
Ai e ka në kokë të fitojë dhe të shënojë, pa ndryshuar ekipe sepse në Torino është i lumtur dhe ka akoma dy vjet e gjysëm në kontratë. Ronaldo nuk mendon lamtumirën me Italina, por dëshiron një tjetër finale dhe rezultati të jetë ndryshe nga ai në Riyad”, tha Jorge Mendes.