Thaçi uron deputetët e rinj: Institucionet të krijohen sa më shpejtë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të zgjedhurit e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Marketing

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre”.

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”.