Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”, dëshmon gazetari Hristijan Banevski

Ka vazhduar edhe sot gjykimi për rastin “Reket”. Në gjykatë janë Boki 13 dhe Katica Janeva. Sot duhet të dëshmojën dy dëshmitarë. Mes dëshmitarëve është edhe gazetari i ish televizionit 1TV, Hristijan Banevski i cili punonte në televizion ku si pronar joformal paraqiteshe Boki 13.

Marketing

Gazetari Hristijan Banevski, para gjykatës dëshmoi se ka marrë porosi nga Bojan Jovanovski-Boki 13 që të paralajmëroj storje investigative për lajmet qendrore të 1TV-së, të cilat as filluan e as që u realizuan ndonjëherë.