Zaev: Zgjedhjet më 12 prill janë çështje e mbyllur

Mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill është çështje e mbyllur dhe të gjithë pajtohen me datën, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistë për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, në të cilën, mes tjerash, u kthye edhe në punën e tij të deritanishme në funksionin kryeministror dhe të arritjeve të qeverisë aktuale, para se gjithash në fushën ekonomike dhe sociale, për kërcënimet e opozitës dhe diskreditimin e tij, për gjendjen në gjyqësi, për pritjet e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, për kontestin me Bullgarisë dhe të ardhmen e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Qeveria teknike duhet të formohet më 3 janar dhe se ajo nuk do të ketë kurrfarë lëshime. Zgjedhjet më 12 prill duhet t’i shohim si çështje e mbyllur, të gjitha partitë pajtohen me datën. Në propozimet e opozitës për ministra dhe zëvendësministra plotësues duhet të shikohet në mënyrë pragmatike dhe të thjeshtë”, thekson Zaev.

Në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së, ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike të jetë një person ushtarak, Zaev thotë se paraqitet dilema rreth kushtetutshmërisë së propozimit të tillë, sepse Kushtetuta kërkon për ministër të emërohet person civil.

Kryeministri në intervistë thekson edhe se është i kënaqur me atë që ka bërë Qeveria e tij në dy vjet e gjysmë të fundit, edhe pse thotë se gjithmonë mund të bëhet më shumë nga ajo që është bërë.
Zaev thekson se falëndeirm i masave qeveritare dhe reformave ekonomike i dha rezultatetet që në këtë vit, me rritje në tre kuartalet e para prej 3,6 për qind, 60.000 punësime të reja, 742 milion euro investime të huaja, 300 për qind rritje e ndihmës sociale, rritje e pagave në arsim, shëndetësi, Armatë…

I pyetur nëse frikohet nga ndryshimi i pushtetit, duke e pasur parasysh se VMRO-DPMNE shpesh di të kërcënohet se “klani Zaevët”, siç thotë, do të përfundojë në burg, kryeministri është i përpiktë se “ndryshimi i pushtetit nuk do të ndodh”.

Në intervistë kryeministri u kthye edhe në gjendjet e sistemit gjyqësor, duke e pranuar se këtu me siguri Qeveria ka mundur të bëjë më shumë, për shkak të së cilës thekson se nevojitet përparim i tërë gjyqësisë, dhe për atë ai edhe mundohet për pastrim të gjyqësisë.

Në lidhje me pritjet për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, Zaev thekson se ne duhet të vazhdojmë me politikat tona dhe t’i bindim të gjithë ata të cilët kanë ndonjë rezervë rreth gatishmërisë sonë për fillim të procesit negociues.

I pyetur për afatet konkrete për fillim të negociatave Zaev thotë se për këtë çështje të Këshillit Evropian do të vendoset në mars, në qershor ose tetor, por jo edhe në takimin e kreut BE – Ballkani Perëndimor në maj në Zagreb, sepse, siç thekson, në atë samit ” nuk sillen vendime për zgjerim.

Në lidhje me takimin që e paralajmëroi me kryeministrin bullgar Bojko Borisov pas tërheqjes së funksionit kryeministror, Zaev thotë se edhe pse ajo është pjesë e agjendës së tij private, ai njeriut të parë të Qeverisë bullgare do t’i ofrojë zgjidhje kreative.

I pyetur nëse frikohet se Marrëveshja e Prespës ndoshta nuk do të mbijetojë përderisa LSDM “bie nga pushteti”, Zaev thekson se shkatërrimet eventuale të marrëveshjes së Prespës do të thotë se “vendi do të detyrohet të përjashtohet nga NATO”.

“Ne nuk do të biem nga pushteti. Kuptohet, qytetarët në zgjedhjet e lira do të sjellin vnedim, por unë më fuqishëm do të luftoj dhe do të përpiqem të tregoj se çka do të ndodh nëse kthehet regjimi. Gjithçka që kemi bërë për dy vjet e gjysmë, ndërsa kemi bërë shumë, do të hidhet poshtë. Atë që e paralajmëron opozita është kërcënim se do të shkatërrohet marrëveshja e Prespës, kjo do të thotë se vendi do të detyrohet të përjashtohet nga NATO-ja. Por një është e qartë, qytetarët të cilët në shumicë të madhe i mbështesin integrimet e vendit në BE-në dhe NATO, nuk do të lejojnë vendi të bie nga rruga për të cilën luftuan gjenerata”, thekson kryeministri Zaev në intervistë për Dojçe Vele.