Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, demanton informacionet se mbi 400 mjekë të rinj e kanë braktisur vendin, të dhëna që u publikuan nga Asociacioni i mjekëve dhe specializantëve të rinjë. Filipçe thekson se nuk e di nëse bëhet fjalë për informacione të rrejshme ose thjeshtë spin.
“Pasi doli ky informacion në opinion ne i kontrolluam të dhënat dhe numrat. Nuk e di nëse bëhet fjalë për informacion të rrejshëm apo dikush ka dashur të bëj spin me informacionin, por në Odën e Mjekëve janë lëshuar vetëm 160 vërtetime për largim jashtë vendit, ndërsa kjo ju duhet mjekëve të rinj ose mjekëve me përvojë të cilët shkojnë të punojnë qoftë edhe përkohësisht, për shkak se pa atë vërtetim nuk mund të nostrifikojnë dokumentet në cilin do shtet”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Filipçe shton se ata janë të angazhuar me masa që do të ndikojnë që të rinjtë të mos shpërngulen nga vendi.
“Bëhet fjalë vetëm për 20 vërtetime më pak se vitin e kaluar, që për ne tregon se këto masa që i kemi implementuar në këto dy vite, japin rezultate, punësime për gjithë mjekët e papunësuar përmes masës për stazh gjashtëmujor, mbi 5000 pajtime të dhëna, për 50% të pagave më të larta dhe deri për një vit edhe për pothuajse 100%, gjegjësisht 100.000 denarë për disa klinika dhe institucione. Këto janë disa nga masat që mjekët e rinj ti mbajmë në vendin tonë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Asociacioni për mjek dhe specializantë të rinj, javën që shkoi dolën me vërtetime se nga vendi janë shpërngulur më shumë se 400 mjek. Ata e informuan edhe Regjistrin e mjekëve që janë jashtë vendit për ta ndjekur situatën për shpërnguljen e tyre.