LSDM konsideron se VMRO-DPMNE-ja opozitare duhet të propozojë kandidat tjetër për ministër teknik të Punëve të Brendshme dhe vlerëson se pas hapjes së debatit në opinion, është e qartë se propozimin që partia opozitare e ka nxjerrë në takimin e mbrëmshëm të liderëve është në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas partisë, Kushtetuta është e qartë dhe se sipas nenit 79, personi i cili udhëheq me MPB-në ose me Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë person civil së paku tre vjet para zgjedhjes në atë funksion. Në nenin 2 të Ligjit për policinë bëhet dallim i qartë mes pjesëtarit me uniformë dhe pa uniformë të policisë, që do të thotë se të punësuarit me uniforma nuk mund të zgjidhen si ministra, dhe ajo është e njëjtë edhe në të dy ministritë.
“Propozimi i VMRO-DPMNE-së është në kundërshtim me kushtetutën dhe për atë partia duhet të propozojë një kandidat tjetër”; thekson LSDM.
Nuk mundet, thekson partia, nuk mund të thirreni në drejtësi, ndërsa të promovoni propozime në kundërshtim me Kushtetutën.
Pas reagimeve të pushtetit për propozimin e VMRO-DPMNE-së, koloneli në Armatë Dragan Kovaçki të jetë ministër teknik i Punëve të Brendshme, lideri i partisë Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk shkruajti se “faktet flasin në atë se ata që kanë gabuar ndaj ligjit frikohen nga një profesionist i cili do t’i zbulojë dhe do të luftojë kundër tyre”.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kumtoi se konsultimet me pushtetin për kandidatët në qeverinë teknike zgjasin, por nuk tregoi nëse ka pasur bisedë telefonike midis kryeminsitrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas takimit të tyre të mbrëmshëm.
Përveç ministrit teknik të Punëve të Brendshme VMRO-DPMNE për Qeverinë kalimtare duhet të nominojë propozime edhe për zëvendës në ministritë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, për Financa dhe Bujqësi. Emrat e tyre, sipas deklaratës së mbrëmshme të Mickoskit, do të nxiren të hënën.
LSDM pardje në seancë të Bordit qendror vendosi kryeministër teknik në Qeverinë teknike deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.