Aktorja e famshme bëhet nënë për herë të parë, në moshën 47 vjeçare

Cameron Diaz po fillon dekadën e re me një rol shumë të rëndësishëm: mamanë.

Marketing

Aktorja dhe burri i saj muzikant, Benji Madden, të premten njoftuan lindjen e një vajze që ata e kanë quajtur Raddix.

“Ne jemi aq të lumtur, bekuar dhe mirënjohës që filluam këtë dekadë të re duke njoftuar lindjen e vajzës sonë,” shkroi Diaz në Instagram. “Ajo ka marr menjëherë zemrat tona dhe ka përfunduar familjen tonë.”

Por mos prisni një fotografi të foshnjës. Diaz shkroi se ndërsa ajo dhe Madden “janë të lumtur të ndajnë këtë lajm” ata “gjithashtu ndjejnë një instinkt të fortë për të mbrojtur privatësinë e vogëlushes”. Postimi në Instagram nuk kishte asnjë imazh të bashkangjitur.

“Ne nuk do të postojmë fotografi ose të ndajmë detaje më shumë, përveç faktit se ajo është me të vërtetë e lezetshme! Disa madje do të thonin RAD,” shkroi Diaz.

Diaz, filmat e të cilit përfshijnë “There’s Something About Mary” dhe “Bad Teacher”, u martua me Madden, një anëtar i grupit Good Charlotte, në fillim të vitit 2015.
Të dy prindërit postuan mesazhin identik në Instagram.