Ka përfunduar takimi midis kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Takimi ka nisur sot rreth orës 15:30 dhe është zhvilluar në hapësirat e Kuvedit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kësaj radhe, ata nuk kanë dhënë ndonjë prononcim për media dhe nuk dihet nëse është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit.