Shtatë parti në gjashtë “ nahi”, copëzimi i spektrik politik shqiptar në Maqedoni

e me ato parti të fragmentuara, që e din se sa e kanë hallin dhe se më 12 prill do të përshëndeten nga skena politike. Ky hov duhet ndalur, sepse do të jetë fatal për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, thotë Pajaziti, duke nënvizuar nevojën për koalicionime sa më të gjëra. Sipas tij, kjo shkapërderdhje shqiptare po ndodhë si pasojë e sedrave personale, papërgjegjësive politike dhe interesave të ngushta të klaneve politike të suportuara dhe inkurajuara nga subjektet e mëdha maqedonase.

Marketing

Analisti politik Emin Azemi nënvizon se kjo atmosferë po vërehet sidomos tani pak muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku subjekte të caktuara politike shqiptare legjitimitetin e tyre për të bashkëqeverisur e kanë përkthyer si mbijetesë, përmes bashkëpunimit të ngushtë me ndonjë parti maqedonase. “Ndasia brendashqiptare sikur u bë lajtmotiv i politikave të papjekura që bashkëqeverisjen me partitë maqedonase e shndërroi në dogmë nga e cila as sot e gjithë ditën nuk po lirohemi. Ky dogmatizim i teknologjisë së bashkëqeverisjes ka nxjerrë nga përdorimi energji të shumta krijuese e intelektuale të shqiptarëve në Maqedoni dhe diasporë . Shqiptarët në Maqedoni, çuditërisht prej vitesh e kanë kultivuar këtë sindrom dhe ai ka ardhur duke u zhvilluar në përmasat e një nyje që padrejtësisht ka bllokuar kapilarizimin e jetës politike. Mungesa e platformave kombëtare dhe dominimi i atyre partiake për përdorim ditor, ka bërë që cilësia e përfaqësimit institucional të shqiptarëve të limitohet në kornizat e një vasaliteti të pakuptimtë.”, thekson Azemi. Hovi i copëzimit të skenës politike shqiptare nuk ka të ndalur, pasi që me fillimin e vitit është paralajmëruar formimi i subjekteve të reja.