Genta Ismajli e ka bërë tashmë publike lidhjen e dashurisë.
Pas një kohe të gjatë pa u përfolur për jetën private, Genta Ismajli më në fund dha një arsye për të qenë në krye të mediave rozë sa i përket jetës private, shkruan lajmi.net.
Ajo tashmë po e shijon lidhjen e saj të dashurisë dhe po kalon momente të këndshme me të dashurin turk.
Këngëtarja në rrjete sociale po ndan fotografi të ndryshme ku shfaqet e lumtur në krahët e tij, e së fundmi ka publikuar një video në të cilën çifti po argëtohen së bashku.