Propozimligjin po e shqyrton edhe ekipi i ekspertëve të VMRO-DPMNE-së dhe kjo parti do të ndërtoj qëndrimin e sajë pasi të kenë thënë fjalën e tyre ekspertët partiak.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë pothuajse e përsërisim gjat një viti, që ka të bëjë me implementimin e praktikave dhe shembujve pozitiv të demokracive të evropës perëndimore duke pasur parasyshpë konventat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut” – deklaroi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
Opozita megjithate nuk është optimiste se kompromisi është I mundur para shpërbërjes së kuvendit. Një ndër vërejtjet e saja është propozimi që prokurorët e prokurorisë special të kalojnë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Por kreu i LSDM-së Zaev tha se pret të dëgjijë vërejtjet dhe sugjerimet e VMRO-së.