Në Kërçovë ndizet flakadani i janarit, nderohen të rënët e janarëve të përgjakshëm

Në organizim të SHVL-UÇK-së, shoqërisë “Lulet e Malësisë” dhe Lëvizjes “Shoqëria” në Qendrën Kulturore të Kërçovës, u ndoz flakadani i Janarit që përkujton rënien e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë atyre që u flijuan për idealet kombëtare në janarët e përgjakshëm.

Marketing

Manifestimin përkujtimor Flaka e Janarit, që u mbajtë me mbështetjen e Komunës së Kërçovës, e shpalli të hapur kreu i komunës Fatmir Dehari i cili i ftoi të pranishmit për një minut heshtje në shenjë nderimi për të rënët e lirisë në të gjitha periudhat e historisë tonë kombëtare.

Me pjesëmarrjen e tyre, manifestimin Flaka e nderuan familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, veprimtarë dhe përfaqsues të institucioneve lokale e qëndrore dhe mysafirë nga të gjitha hapësirat shqipëtare.

Në emër të tyre, të pranishmit i përshëndeti, Besa Limani, mbesa e dëshmorit Beqir Limani, ndërsa evokimet e tyre për martirët e kombit dhe lajmëtarët e lirsë i evokuan edhe veprimtarët Isni Zeka, Fatmir Arifi dhe Mehmet Hajrizi, të cilët potencuan se flijimi i martirëve të kombit në janarët e përgjakshëm, është mesazh i sakrificës për idealet kombëtare.

Manifestimi Flaka e Janarit vazhdoi me një program kulturo-artistik ku u prezentua reportazhi “Zjarri që nuk shuhet kurrë”, kushtuar rrugëtimit 25 vjeçar të Flakës së janarit në Kërçovë si dhe interpretimet e solistëve të njohur shqiptar

Manifestimin Flaka e Janarit 2020 e mbylli organizatori Luan Veliu, i cili njëherit e shpalli të hapur Flakën e Janarit 2021.