Regjistri Qendror edhe zyrtarisht ka regjistruar si ushtrues detyre drejtor të Ndërmarrjes Publike “Drislla”, Kosta Naçevskin. Naçevskin e emëroi Qyteti i Shkupit pasi që Drislla Kaloi nën ombrellën e qytetit.
Zyrtarisht në ueb faqen e Regjistrit Qendrorë është evidentuar edhe shkarkimi i drejtorit të deritanishëm, Goran Angellov, kuadër i VMRO-DPMNE-së, i cili ka menaxhuar deponinë derisa me N.P. Drislla menaxhonte firma italiane, 9 vitet e kaluara.