nsitimi i gazetares Klodiana Lala për të marrë një përgjegje nga avokat Ngjela, nëse ai ka qenë ideatori i “21 janarit”, ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve.
Ishte filimisht gazetari Xhevair Zhabina që i tha Ngjelës se ai ka qenë organizator i “21 Janarit”, që ka nxitur më pas Klodiana Lalën për të marrë një përgjigje konfirmuese nga avokati, i cili në fakt ia ktheu me fyerje.
Pjesë nga debati në emisionin “Real Story”
Xhevair Zhabina: Ju keni qenë organizatori i “21 Janarit”, keni dhënë idenë …
Ngjela: Çfarë organizatori?
Lala: Do të jeni i hetuar, nëse hapet dosja.
Ngjela: Vrasja është krimi zonjë.
Lala: Po edhe organizatorët.
Ngjela: Organizatorë quhen të paligjshmet.
Lala: Duhet të japin llogari të gjithë. Ju e pranuat publikisht që keni qenë ideator.
Ngjela: Pse, je gazetare, apo klloune?
Lala: Tërhiqe.
Ngjela: Jo, nuk e tërheq, por më dëgjo me vëmendje.
Lala: Më fyet.
Ngjela: Kllouni nuk është fyerje, por status.