Kryetari i komunës së Sarajit Blerima Bexheti ka mirëpritur në takim zëvendësambasadorin e BE-së në Shkup, Julian Vasalo.
Në takim u bisedua për planifikimin e aktiviteteve te mundshme mes komunës dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.
Gjithashtu, në takim kreu i komunë Blerim Bexheti, potencoi realizimin e projekteve që janë implementuar në sferën e infrastrukturës, rriparimin dhe rrindërtimin e Shkollave Fillore, ndërtimin edhe të një çerdhe në vendbanimin Kondovë dhe shumë projekte që janë në procedur e sipër dhe që priten në afat të shkurtër kohorë të perfundojnë.
Në takim u bisedua edhe për çështjet aktuale politike në vend. Kreu i komunës e ka njoftuar zëvendësambasadorin Vasalo, per vonesën që bëhet nga pushteti qëndror në implementimin e projekteve gjë që pengon efektuimin dhe realizimin me kohë të projekteve që janë në interes të qytetarëve të komunës së Sarajit.
‘Me rëndesi të madhe janë edhe projektet per kyçjen e rinis në aktivitete të ndryshme për zhvillimin e kapaciteteve të tyre, që në të ardhmen të kemi një kuadër të shëndoshë dhe mir të përgaditur në të gjitha sferat. Kjo do të ndikon edhe në hapjen e bizneseve te vogla dhe të mesme ne vendin tonë, gjë që do ndalon mirgrimin e të rinjëve nga Maqedonia e Veriut për të kërkuar punë në vendet evropiane por për këtë duhet bashkpunim dhe ndihmë e misionit të BE-së në Maqedonin e Veriut. Duku shpresuar në një bashkpunim shumë të ngushtë dhe reciprok me zyrtarët e BE-së, do të arrijmë këtë qëllim’, theksoi kryetari Blerim Bexheti.
Zëvendësambasadori i delegacionit të BE-së në Shkup, Julian Vasalo shprehi gatishmëri për të intensifkuar bashkpiunimin me komunën e Sarajit.
Dy bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar mundësitë për bashkpunim që në të ardhmen të afirmojnë më shumë vlerat evropiane.
Ne kuadër të vizitës, zëvendësambasadori Julian Vasalo, ka vizituar edhe Shkollën e Mesme në Saraj, ku atje ka mbajtur një fjalim motivues dhe inkurajues para nxënësve dhe ka promovuar vlerat evropiane.” – zyra për informim, Komuna Saraj