Që prej kur e zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin turk Husein Usta, këngëtarja Genta Ismajli është shfaqur tejet aktive në rrjete sociale.
Ajo ndan kohë pas kohe copëza nga përditshmëria e saj dhe momentet me të dashurin, siç ka vepruar mbrëmë përmes një fotografie teksa dalin nga ashensori i një hoteli.
Detaji që biznesmeni turk është para saj u komentua nga fansat si një mungesë xhentilese për faktin se siç deklaron një prej tyre, është dashur që Genta të ketë përparësi.
Pas disa komenteve me doza kritike këngëtarja nuk ka përtuar që ta sqarojë situatën duke lënë të nënkuptohet se është fjala vetëm për një dëshirë që Usta të dalë në foto.