Medai Shaholli: A ka më vota të “deleve” shqiptare për ujkun Zajko?!

Medai Shaholli

Marketing

Me afrimin e datës së zgjedhjeve parlamentare gjithnjë e më shumë po vihet re aktivizimi i militantëve si parapërgatitje për hapjen e fushatës.
Ajo që bie në sy në këto zhvillime është se klani titist ( ish partisë komuniste jugosllave të ”druzhe” Titos) siç është SDSM-ja, përmes hibridëve të saj si Muki, Mondi apo ndonjë tjetër, po vazhdojnë të trokasin në dyert e shqiptarëve për të kërkuar votën për ”një jetë më të mirë” që do u sjellin pasardhësit e Gligorovit në katër vitet e ardhshme.

Kësisoj, shumë dele shqiptare vazhdojnë të besojnë në përrallën e vjetër të ”vëllazërim -bashkimit”, për një jetë më të mirë për të gjithë, por realiteti është tjetër pasi në viset shqiptare papunësia dhe kriza ekonomike vozhdoi të mbetet e pandryshuar edhe për gjatë katër viteve të sundimit të klanit titist me ujkun Zajko në krye.
Rinia shqiptare iku dhe vazhdon të ik drejt perëndimit për një jetë më të mirë për ta, ndërsa kopilçinjat e Gligorovit si Muki e Mondi, u premtojnë përsëri një jetë më të mirë, që shqiptarëve nuk u erdhi kurrë.
70 mijë votat e ”deleve” shqiptare në zgjedhjet e kaluara për titistët e Zajkos, u shpërblyen me 70 mijë valixhe emigrimi drejt perëndimit për të kërkuar atë jetë më të mirë që ujku Zajko nuk ua dha kurrë.

Prandaj, dele shqiptare dhe të gënjyer pa sheqerkave të Zajkos, mos bëni më as një hap para dhe të votoni për ujqër e çakej sepse ”shpërblimi” do të jetë më i madh dhe zhgënjyes, ku këtë radhë valixhet nuk do t’i bëjnë gati jo vetëm të rriturit por edhe pleqtë duke ”kërkuar një pleqëri të mbarë” në azilet dhe shtëpitë e pleqëve të Europës.
Mendohuni para se t’i hapni portat për t’i dëgjuar hibridët dhe misionarët dhe pasardhësit Gligorovit, pasi nga ata shqiptarët veç gjëmave nuk kanë parë gjë tjetër

”Dele shqiptare” dhe ”injorancë” reflektoni njëherë para se të votoni për ujqërit e uritur titistë!

Le të shpresojmë se nuk do ta bëni të njëjtin gabim pasi çdo gabim paguhet shtrenjtë.