Inter kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Inter ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur 2:1 Fiorentinën në ‘San Siro’ të mërkurën mbrëma.

Marketing

Antonio Candreva në minutën e 44’, i dha epërsinë 1:0 Interit, pas një asistimi të pranuar nga Lautaro Martinez.
Në minutën e 60’, Martin Caceres barazoi në 1:1.

Ky rezultat nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, me Interin që riktheu epërsinë me një gol të bukur të Nicolo Barella.
Në gjysmëfinale, Inter do të takohet me Napolin.