Ndotja në Milano, të dielën hiqen makinat

Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet.Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.

Marketing

Banorë e turistët do të detyrohen të përdorin vetëm biçikletat e skuterat elektrikë të dielën ndërsa transporti publik do të jetë I mundur vetëm ndërmjet 10:00 të mëngjesit dhe 6 pasdite. Tifozëve do tu lejohet megjithatë të shkojnë me makina në Stadiumin e San Siros për të ndjekur ndeshjen e AC Milan me Hellas Verona.

Ndalimi i automjeteve është pritur megjithatë me kritika, duke përfshirë këtu dhe ato të Raffaele Cattaneo, këshilltar rajonal për mjedisin, i cili e quajti atë “ demagogji të gjelbër dhe qasje dritëshkurtër më fushëpamje të kufizuar”.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala e ka pranuar dhe vetë se masa nuk e zgjidh problemin e ndotjes së qytetit në periudhën afat të gjatë. Ishte ai që propozoi në fillim të muajit ndalimin e pirjes së duhanit në ndalesat e autobusëve dhe tramvajeve, si pjesë e një plani më të gjerë për ta ndaluar duhanpirjen në ambientet e hapura deri ne vitin 2030. Por Cattaneo tha që tymi i cigares përbën vetëm 1.9 përqind të emetimeve ndotëse për mjedisin.