Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDI-në, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët.
“Për ne ajo mundësi është e hapur, kemi mundësi me të gjithë, fillimisht me partnerin tradicional që jemi në Qeveri kemi bisedime, kemi bisedime edhe me partitë opozitare. Kur flas për BDI-në, flas edhe për Alternativën dhe PDSH-në që janë pjesë e Qeverisë, në koalicionin tonë, por kemi komunikime të hapura edhe me Besën dhe Aleancën për shkak se bashkë votuam për ndryshimet Kushtetuese, bashkë e votuam ligjin për përdorimin e gjuhëve, bashkë votuam një pjesë të reformave, në të mirë të shtetit.
Si parti multietnike jemi të pozicionuar shumë hapur, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe ajo na bën të jemi në përparësi para oponentit tonë, që lirshëm të kalkulojmë të sjellim vendime dhe të bëjmë më të mirën për shtetin dhe për pozicionim më të mirë të partive politike. Momentalisht po bëhen analiza se cili është përfitimi, si reagojnë në atë qytetarët, a është e pranueshme për qytetarët.
LSDM-ja është pozitiv edhe për koalicion parazgjedhor me parti politike shqiptare për shkak se nuk kemi paragjykime, për ne qytetarët janë qytetarë, nuk i ndajmë në baza etnike, besojmë në një shoqëri për të gjithë me mendoj se duhet të bëjmë një hap më tepër për zhvillimin e konceptit një shoqëri për të gjithë ku në fund të ditës të gjithë jemi vetëm qytetarë, mund të kemi përkatësi të ndryshme, fetare, etnike, kulturore, sociale e politike, por në fund jemi qytetarë që vlejmë njëjtë, kështu që është e mundur që në fund të muajit shkurt ose fillim të marsit kur sillen vendimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të keni koalicione nga parti multietnike siç jemi ne, por edhe parti politike shqiptare, turke, rome etj”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.