BE heq flamurin britanik nga institucionet në Bruksel

Bashkimi Evropian ka hequr flamurin britanik nga ndërtesa e Parlamentit dhe Këshillit Evropian në Bruksel.

Marketing

Pas largimit të Britanisë nga BE-ja sonte rreth orës 23:00, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.
Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.