SHBA shpall situatë emergjente pas prekjes së 10 mijë vetave nga Coronavirusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gjendje emergjente si përgjigje ndaj Coronavirusit që ka prekur rreth 10 mijë veta anekënd botës.

Marketing

Ata kanë vendosur që të mos lejojnë hyrjen në vend të personave që kanë udhëtuar në Kinë në 14 ditët e fundit, shkruan Hill.

“Rreziku i infektimit të amerikanëve mbetet i vogël. Me këto dhe veprimet e mëparshme ne jemi duke punuar që rrezikun ta mbajmë të ulët”, ka thënë Alex Azar nga Departamenti i Shëndetit të Shërbimeve nda Qytetarëve.