Telashe te Barcelona, dy futbollistë kapen mes vete në dhomat e zhveshjes

Edhe pse Barcelona po mundohet të shfaq qetësi ditëve të fundit, kjo nuk është aspak e vërtetë sidomos në dhomat e zhveshjes.Shkarkimi i Valverde dhe pretendimet e klubit për të gjetur një zëvendësues, së bashku me rrëmujat e nënshkrimeve të futbollistëve të panjohur dhe ‘viktimave’ të afatit kalimtar dimëror, duke ia shtuar edhe humbjen kundër Valencisë në ‘Mestalla’, ka lënë një fytyrë të pasigurisë dhe konfuzionit brenda grupit.

Marketing

Ishte shumë befasuese që këtë të dielë, dhe për ndeshjen e dytë radhazi, skuadra ndaloi së bëri ritualin e ‘folësve’ para ndeshjeve. Kapitenët Messi dhe Piqué morën fjalën shkurtimisht për t’i ndrequr raportet mes shokëve të tyre. I pyetur Quique Setién në lidhje me këtë fakt në dhomën e shtypit, tekniku tha se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së këtij rituali. Por ajo ekzistonte.

Ajo që Setien nuk duhet të injorojë është incidenti që ndodhi të martën e kaluar gjatë seancës së mëngjesit mes dy futbollistëve të skuadrës së parë [emrat nuk janë bërë të ditur].

Dhe kjo ndodhi gjatë një ndeshje testuese, gati në fund të stërvitjes, kjur dy lojtarët u përballën me njëri-tjetrin pasi njëri prej tyre provoi diçka që ‘viktima’ nuk e kuptonte shumë mirë. Kishte qortime dhe çështja u ngrit në tone të mëdha. Vetë shoqëruesit ishin ata që vendosën rregull dhe situata nuk eskaloi më shumë.

Ky incident, i cili në një kontekst tjetër do të merrej pak më shumë sesa si një incident i lehtë, merr njëfarë rëndësie për shkak të situatës së ç’rregullt në të cilën klubi duket i fundosur që nga fillimi i vitit 2020. Dhe zbulon situatën jo të mirë të klubit në dhomën e zhveshjes.

Shkarkimi i Valverde ka lënë një shije të hidhur. Disa lojtarë janë veçuar si kundërshtarë të kësaj dhe kjo ka krijuar disa tensione mes tyre.