Arifi pjesë e aktivitetit të përgjegjësimit dhe ngritjes së vetëdijes ekologjike organizuar nga nxënësit e Sh.F “Naim Frashëri”

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot në SHF “Naim Frashëri” morri pjesë në një aktivitet me nxënësit për sa i përket përgjegjësimit dhe ngritjes së vetëdijes ekologjike që ka të bëjë me reduktimin e ndotjes së ambientit jetësor dhe ajrit ambiental. Grupi Ekologjik i cili funksionon në këtë shkollë më informuan për aktivitetet e shumta të cilat ndërmerren në këtë drejtim, si që janë Patrolla Ekologjike si dhe pjesëmarrja në projekte të shumta si ai platformes Discovery dhe Scientix.

Marketing

Kjo shkollë poashtu është shkolla e parë në të cilën në tërësi janë vendosur invertorë për nxemje, dhe ka zëvendësuar plotësisht përdorimin e karburanteve fosile që ndotin ajrin ambiental. Me këto politika përveç impaktit pozitiv në mbrojtje të ambientit arrijmë që të reduktojmë edhe shpenzimet financiare për sa i përket nxemjes.

Para 4 viteve u zëvendësuan tërësisht ehde poçet ndriçuese në objektin shkollor me ndriçim LED, me çka u pergjysmuan mjetet për shpenzimin e rrymës elektrike, mjete që sot i shfrytëzojmë për pajisje që kontribojnë në rritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.

Gjithashtu me bashkëpunim të Ambasadës Holandeze dhe EVN jemi duke implementuar projektin për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet shkollore” – thotë Arifi

Sot në SHF “Naim Frashëri” morra pjesë në një aktivitet me nxënësit për sa i përket përgjegjësimit dhe ngritjes së…

Publiée par Teuta Arifi sur Lundi 3 février 2020

Marketing