Shpërthen Messi: Kritikon ashpër drejtorin e Barcelonës

Lionel Messi i është kundërpërgjigjur Eric Abidalit për kritikat që i ka dhënë për lojtarët.
Ish-mbrojtësi i Barcës, në një intervistë ka thënë se disa futbollist nuk stërviteshin nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

Marketing

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me Valverde dhe disa prej tyre nuk u trajnuan seriozisht. Kishte probleme nga brenda“, kishte thënë Abidali.
E deklaratës së tij i është përgjigjur ylli i Barcës, Lionel Messi.

Argjentinasi, përmes një postimi në Instagram i ka thënë Abidalit të shikoj punët e veta dhe nëse ka diçka të përmend emra e mos të flas me anonime.

“Sinqerisht nuk më pëlqen t’i bëj këto gjëra por mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për detyrat e tyre dhe të kujdesen për vendimet e tyre. Lojtarët janë ata që ndodhen në fushë, dhe ne jemi gjithashtu të parët që pranuam kur nuk ishim mirë”, ka thënë Messi.

“Zyrtarët e menaxhimit të sportit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe, mbi të gjitha, të marrin përgjegjësinë për vendimet që marrin. Më në fund, mendoj se kur flasim për lojtarët, duhet të japim emra sepse pastaj emrat tanë do të ndoten dhe do të ketë gjëra që nuk janë të vërteta“, ka shkruar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.