Xhaferi në takim me përfaqësues të Fonadacionit Vestminster për Demokraci dhe Ambasadoren Gallovej

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në shoqërim të koordinatorëve Jovan Mitrevski, Ejup Alimi dhe Nikolla Micevski, si dhe anëtarët e Këshillit drejtues në Kuvend, sot kishin takim përgatitor me ambasadoren britanike Rejçel Gallovej; drejtorin e fondacionit Vestminster për demokraci, Entoni Smit dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit. Takimi ishte në prag të hapjes solemne të Zyrës Parlamentare Buxhetore në kuadër të Shërbimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe paraqet Njësi organizative e posaçme – Seksioni që sipas Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është qendër analitike që shërben për avancimin e mbikëqyrjes parlamentare financiare përmes përgatitjes së analizave financiare dhe buxhetore për nevojat e deputetëve dhe trupave punues.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dhjetor të vitit 2018 nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë dhe Fondacionin Vestmister për demokraci dhe aderime ndaj realizimit të rekomandimeve nga Villton Park, me ç’rast formimi i ZPB ishte njëra nga rekomandimet kryesore në “Raportin për vlerësimin e praktikave për mbikëqyrje financiare në Kuvendin e RMV”.
Kryetari Xhaferi informoi për të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri më tani që të arrihet deri në ditën e fillimit me punë të ZPB, për zgjedhjen transparente dhe seleksionimin e kandidatëve më të mirë për punësim në Zyrë, për përgatitjen teknike të hapësirës dhe të gjitha nevojat plotësuese, dhe u falënderua për gjithë mbështetjen konkrete që e jep Fondacioni Vestminster për Demokraci në Kuvendin tonë.
Ambasadorja Gallovej kishte fjalë pozitive për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet shtëpisë ligjvënëse dhe Mbretërisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut e cila është mbajtur nëpër të gjitha periudhat në të cilat kalonte vendi dhe shprehu besim se bashkëpunimi do të vazhdoj me dinamikë edhe më intensive në të ardhmen.
Drejtori Entoni Smit u shpreh me fjalët “…. Ju ndërmerrni hap historik dhe jeni liderë në rajon në drejtim të përforcimit të rolit mbikëqyrës dhe pavarësisë së organit përfaqësues…”, dhe u falënderua për atë që me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë histori më të gjatë të bashkëpunimit.
Pas takimit, të gjithë bashkëbiseduesit shkuan në qarkoren e hapësirës së punës së ZPB, që më pas të gjithë së bashku edhe me të punësuarit e ri, të kyçen në solemnitetin me rastin e kësaj ngjarje.

Marketing