Metodologjia e re për zgjerim të BE-së është lidhshmëri e qartë ndaj perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor, vlerësoi sekretari shtetëror në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Mihael Rot.
Rot në deklaratë të shkruar theksoi se Komisioni Evropian me propozimin e tij për përmirësim të procesit inkuadrues, arriti të përgatisë dokument të ekuilibruar.
“Propozimi i merr parasysh kërkesat e rëndësishme të BE-së, por edhe të vendeve kandidate. Tani, në rrethin e BE-së, madje edhe para Samitit për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, duhet përfundimisht të arrihet marrëveshje për hapjen e negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
Rot theksoi se të dy vendet kanë bërë shumë në rrugën drejt BE-së dhe se është e domosdoshme të marrin “dritë të gjelbërt”.
“Të dy shtetet atë e arritën me punë të lodhshme. Diskutimi për përmirësim të procesit inkuadrues nuk duhet plotësisht ta anulojë fillimin e negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi ai.
Rot u porositi të dy vendeve se duhet ta vazhdojnë agjendën reformuese në fushën e qeverisjes të së drejtës, luftën kundër korrupsionit, pajtimin rajonal dhe mbrojtjen e pakicave.