Zidane flet për Barcelonën dhe transferimin e Mbappe te Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për problemet që po kalon Barcelona dhe mundësinë e transferimit të francezit, Kylian Mbappe në ‘Santiaago Bernabeu’.

Marketing

Sipas teknikut të Los Blancos ky problem do të kalohet nga katalanasit, për rrjedhojë kjo nuk do të ndikojë në rezultatet e katalanasve, raporton AS.

‘’Nuk më pëlen t’i komentoj të tjerët, por ekipet e mëdha nuk ndryshojnë, ato mbeten gjithmonë të mira’’, deklaroi francezi.

I pyetur për Mbappe, tekniku u përgjigj: ‘’Nuk më pëlqen t’i komentoj të tjerët, as çfarë bëjnë ata. Kam mjaft punë të merrem me vetën’’, u përgjigj Zidane.

Kujtojmë, Real Madridi është qysh mot i interesuar për Kylian Mbappen, por të gjitha ofertat e dërguara në drejtim të Parisit për lojtarin janë refuzuar.