Selami:U paguan 391 milion denarë për subvencione të pemëve

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami bëri të diur se Agjencia sot për 9,545 persona ka paguar 391,455.215,00 denarë për subvencione për mirëmbajtjen e pemëve. Përfituesit e kësaj mbështetje janë: prodhuesit e mollave, kumbullave, dardhave, kajsive, qershive, luleshtrydheve, mjedrave, manaferrave, boronicave, ftonjve, mushmullave, ullinjve, mollave japoneze, bademave dhe lajthive.
🔴Bëhet fjalë për pagesë të mjeteve për ata aplikantë që kanë dorzuar kërkesë për përfitim të mjeteve financiare nga Programa për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019 dhe kanë pasur të drejtë ligjore për këtë mbështetje financiare.
🔴Duke pëfshirë edhe pagesat e sotme për pemët, gjithësej 1,622,170,858.00 denarë janë paguar për kultivuesit e bimëve, vreshtarët dhe kopshtarët.
🔴Praktika e pagesës në kohë dhe selektive të subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur bujqit kanë nevojë për më shumë mjete, pra para fillimit të korrjes së re.
Kjo Qeveri, që nga fillimi i mandatit të saj deri më sot, ka paguar mbështetje financiare prej 364 milion euro për zhvillimin e agro sektorit-thotë Selami.

Marketing