Maqedonasit që u regjistruan si shqiptarë dhe turq u zgjodhën për konkursin e punës në Muzeun Rr. “Dr.Nikolla Nezlobinski” të Strugës, të botuar dy muaj më parë. Për pozicionin e kurator-arkeolog në shpallje thuhet se ajo pozitë është për shqiptar (sipas Marrëveshjes së Ohrit). Kandidatja Svetlana Naumoska është zgjedhur për këtë pozicion. Angela Taseska u zgjodh për vendin e punës biologjike-zoologjike të dedikuar për turke. Kandidatët që janë paraqitur për shpalljen e vendeve të lira të punës reagojnë se ata janë mashtruar për shkak të një konkursi të zhvilluar jo si duhet. Sipas propozimeve, shpallja për nacionalitetet publikohet dy herë. Nëse nuk zgjidhet kandidati i duhur, vendet plotësohen nga konkursi i tretë i hapur, në të cilin mund të aplikojë kushdo. Këta kandidatë u zgjodhën pas shpalljes së parë të konkursit. Në internet-faqen e Muzeut të Strugës publike janë bërë edhe shpallja edhe rezultatet. Thirrja për punësim për kohë të pacaktuar është publikuar më 19 dhjetor të vitit 2019, ndërsa vendimi për kandidatët e zgjedhur është sjell më 29 janar këtë vit. Arkeologia Valentina Todorovska është njëra prej kandidatëve për punësim. E lindur në Strugë, 20 vjet është aktive në këtë profesion dhe tash më pesë vite ka punuar me kontratë në vepër në Muzeun “Dr.Nikolla Nezllobinski” si kuratore-arkeologe. Thotë se është gruaja e vetme arkeologe nga Struga me certifikatë për hulumtime arkeologjike nënujore. Fillimisht, në shpallje, ajo ka konkurruar sipas përkatësisë së vërtetë të saj etnike – maqedonase.
“Që nga muaji gusht dihej se pozita arkeolog është paraparë për punësim të pjesëtarit të komunitetit shqiptar. Konkursi u publikua në dhjetor. Në disa raste, në diskutime me përfaqësues relevant të institucioneve, u vura në pozitë, se për punësimin tim – vendimmarrëse është ndryshimi i përkatësisë etnike – prej maqedonase në shqiptare. Më bindën se ajo është vetëm formalitet që nuk do të më ndërrojë identitetin, por vetëm se do të më zgjidhë problemin e punësimit, gjegjësisht çështjes jetësore”, shpjegon Todoroska.
ANKESAT NDAJ KONKURSIT
Që nga muaji shtator i vitit 2015 deri në fund të vitit 2019, Todorovska thotë se ka punuar në Muzeun e Strugës si kuratore-arkeologe, kohë pas kohe edhe në pjesën nga historia e arteve, sepse nuk kishte të angazhuar person profesional në të pozitë në muze. “Bashkëpunimi ynë ka filluar në vitin 2001, kur mora pjesë në hulumtimet nënujore të lokalitetit Vërbnik, të cilat muzeu i realizonte në bashkëpunim me kolegët e Muzeut të atëhershëm të Maqedonisë, sot Muzeu Arkeologjik. Vijojnë hulumtimet e lokaliteteve Gollaça në f. Tashmarunishte, Livadhet kishtare në f. Vranishtë. Kam udhëhequr me hulumtimet e lokalitetit nënujor Vërbnik gjatë viteve të fundit, si gruaja e vetme – arkeologe nënujore në Maqedoni”, shpjegon ajo. Në shpalljen për punësim, ajo në mënyrë të rregullt ka parashtruar dokumentacionin e kompletuar. Todorovska thotë se Komisioni nga ajo ka kërkuar në mënyrë plotësuese raport nga Fondi Pensional dhe Invalidor për stazhin e realizuar. “U përgjigja se nuk kam parashtruar një dokument të tillë, pasi që nuk kam asnjë ditë stazh pune. Nuk u ftova në intervistë, edhe pse kuptova se kandidatët tjerë kishin qenë të ftuar. Kërkova shpjegim, dhe më thanë se kishte ardhur deri te një mosmarrëveshje dhe se do të më ftojnë enkas. Intervista u mbajt më datë 24 janar, ndërsa pesë ditë më vonë – në ueb faqen e muzeut ishin publikuar rezultatet e zgjedhjes”, shpjegon Todoroska.
Ajo menjëherë ka parashtruar ankesë në të cilën ka theksuar përvojën e saj shumëvjeçare në sferën e arkeologjisë, duke u angazhuar në përmirësimin e punës së muzeut, duke e përfaqësuar atë në nivel nacional dhe ndërkombëtar, duke e rrjetëzuar në bashkëpunime me institucione të rëndësishme nga vendi dhe jashtë vendit. “Për shkak të sjelljes së vendimeve në bazë të përkatësisë nacionale, partiake dhe farefisnore, konsiderojë se zgjedhja e kandidatit është joetike. Gjithsesi, zgjedhja e kandidatëve në baza të ngjashme, duke mos marrë parasysh profesionalizmin e kandidatit, është diskriminim që shkon në dëm të cilësisë dhe punës së institucioneve, veprimtarisë së muzeve dhe kulturës së vendit tonë”, është shprehur e prerë Todoroska.
PUNON 20 VJET, NDËRSA ENDE ËSHTË E PAPUNË
Ajo më shumë se 20 vjet është aktive në gërmimet arkeologjike në vend, me projekte të shumta vendore dhe ndërkombëtare të realizuara me sukses. Thotë se është e vetmja me specializim në sferën e arkeologjisë nënujore me certifikatë ESD (European Scientific Diver), që është dëshmi për përvojë të madhe dhe njohuri të veprimtarisë në aspektin profesional. Është anëtare e Komitetit nacional të Maqedonisë të IKOM dhe fituese e çmimit “18 Maj – Dita ndërkombëtare e muzeve” për vitin 2017 në kategorinë bashkëpunëtor i jashtëm i muzeve dhe koordinator i aktiviteteve dhe anëtarësisë për rajonin e Ohrit dhe Strugës. Është anëtare e Rrjetit ballkanik të muzeve BMN dhe Shoqërinë shkencore arkeologjike të Maqedonisë (SHSHAM). Ka mbajtur ligjërata në muzeun prestigjioz “Ermitazh” në San Peterburg të Rusisë, në Katedrën e arkeologjisë në Universitetin e Bernit, Zvicër, dhe shumë prezantime në vend dhe jashtë vendit. Edhe pse më shumë se 20 vjet në mënyrë aktive punon si arkeologe, ajo ende është e papunë, edhe pse në ndërkohë ishin hapur dhe realizuar shumë konkurse. Todoroska thotë se tërë këtë e përjeton si një ironi. “Nga ana tjetër, edhe si përgjigje të pyetjes se pse njerëzit largohen nga vendi. Pas vendimeve të këtilla secili do të pyeste vetes se çfarë vlere ka dituria, përvoja dhe bashkëpunimi, kur në fund njerëzit me rezyme të theksuara futen në margjina për llogari të përkatësisë etnike dhe partiake”, është shprehur Todoroska. (fakulteti.mk)