Izmir Smajlaj kampion Ballkanik në ‘Kërcim së gjati’

Izmir Smajlaj vijon të ngjitet në majat më të larta të atletikës ndërkombëtare. Atleti shkodran është shpallur kampion Ballkani i atletikës për salla të mbyllura në garën e zhvilluar në Stamboll të Turqisë në kërcim së gjati.

Marketing

Rezultati i tij ishte shumë i mirë 7.91 metër, duke tejkaluar atë të arritur në garën e parë të sezonit 2020 me një centimetër.

Në këtë kampionat morën pjesë 23 shtete të ndryshme.