Man Utd merr tri pikë në shtëpinë e Chelsea, VAR-i vendimtar

Kryendeshja e xhiros së 26-të në Premierligë i ka takuar skuadrës së Manchester United.

Marketing

‘Djajtë e kuq’ kanë marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ‘Stamford Bridge’, duke mposhtur skuadrën e Chelsea me rezultatin 0:2.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar, me plot shtatë kartona të verdhë të ndarë nga gjyqtari kryesor.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 45’ të takimit, kur Anthony Martial me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetën e Caballero.

Epërsinë e United e dyfishoi mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Harry Maguire, i cili gjithashtu realizoi me kokë, në minutën e 66’.

Chelsea arriti të gjente dy herë rrugën e golit në këtë ndeshje, por me intervenimin e VAR të dy golat u anuluan, duke bërë edhe një herë VAR-in akterin kryesor në një ndeshje të Premierligës.

Me fitoren e shënuar sonte, Manchester United ngritët në kuotën e 38 pikëve, dhe mban tashmë pozitën e shtatë.
Chelsea në anën tjetër mbetet me 41 pikë, në pozitën e katërt të Premierligës angleze.