Raporti i KE-së nga 2 deri më 4 mars

Raporti i progresit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë pritet nga 2 deri më 4 mars, ndërsa ideja e KE-së është të del me të kur gjitha shtetet anëtare do të jenë pozitiv në dhënien e dritës së gjelbër për datë për fillim të negociatave me Unionin, kanë konfirmuar për MIA burime diplomatike nga Brukseli.

Marketing

Raporti duhet të miratohet në takimin e eurokomisarëve, të cilët kanë takim të mërkurën më 4 mars.

KE dëshiron shtetet anëtare të jenë pozitiv dhe prandaj raporti përgatitet detajisht dhe me kujdes, thonë burime diplomatike, por shtojnë se megjithatë fjala e fundit për dy vendet do të jetë në Këshillin për punë të përgjithshme i cili mbahet dy ditë para Samitit në fund të marsit.

Kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Bruksel ku kanë marrë pjesë në konferencën donatore “Bashkë për Shqipërinë” kanë pasur takim me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen e cila mes tjerash ua ka uruar miratimin e ligjit të Prokurorisë publike si dhe reformat tjera të miratuara para shpërndarjes së Kuvendit.

Raporti i ardhshëm i KE-së ka qenë poashtu temë e takimit, ku siç theksojnë nga Qeveria është vlerësuar metodologjia e re me qëllim të bëhet hap para në prag të integrimit të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti francez, Emanuel Makron kohë më parë ka deklaruar se nëse rezultatet e raporteve të KE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë pozitive, ai do të mbështes fillim të negociatave me këto vende për hyrje në BE.

“E presim raportin në mars, në varësi nga ajo nëse rezultatet janë pozitive dhe nëse është vendosur besueshmëri, ne do të jemi në gjendje t’i fillojmë negociatat”, ka thënë Makron në konferencën për siguri në Munih.