Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson i ka dhënë fund martesës së tij me Marina Wheeler, me të cilën nuk bashkëjetonte prej dy vitesh.
Johnson nuk bashkëjetonte me Marinën prej vitit 2018 pas mosmarrëveshjeve për pasurinë.
Gjatë ditës së sotme u zhvillua një seancë dëgjimore në Londër, ku nuk ishin prezent asnjëri prej tyre, ku gjyqtarja Sarah Gibbons i dha leje Marinës për të aplikuar për një dekret absolut e cila do ti jepte fund martesës së tyre.
Sipas Daily Mail ata kanë rënë dakord që Marinës i takon 4 milion paund nga pasuria e Boris Johnson por ende nuk është bërë asgjë zyrtare.
Çifti ishin të martuar prej 25 vitesh dhe kishin së bashku 4 fëmijë. Ata vendosën që të mos jetonin bashkë pas disa mosmarrëveshjeve për ndarjen e pasurisë dhe pronave të tyre.