Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thekson se BDI këtë radhë do të ketë edhe vija të kuqe se me kë do të bëjë koalicion për formimin e Qeverisë. Sipas tij , kjo parti nuk do të bëjë koalicion me asnjë subjekt që do të tentojë të mos pranojë Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Ligjin e Gjuhëve. Ai këtë e ka bërë të ditur në emisionin 200 në Alsat.
Bekteshi,pas deklaratës së Arta Toçit se përfaqësuesve të BDI-së në Qeveri nuk u dëgjohet zëri, sfidon Aleancën për Shqiptarët që të marrin dhe t’I bëjnë publike stenogramet e mbledhjeve qeveritare, për të parë se kush në të vërtet ka mbrojtur interesat e shqiptarëve. Sipas tij edhe kur është diskutuar rreth Ligjit për Gjuhën Shqipe, anëtarët e ASH se kanë parë të arsyeshme të jenë të pranishëm, por kanë udhëtuar jashtë shtetit. Toçi reagon se kjo nuk është e vërtetë.