Një javë pas përvjetorit të tragjedisë në afërsi të fshatit Llaskarcë, në Gjykatën penale është caktuar seancë e re kundër gjashtë të akuzuarve për fatkeqësinë e madhe rrugore të shkaktuar nga autobusi i kompanisë “Durmo turs”.
Në seancën e fundit për këtë lëndë u prezantuan raportet nga eksperët e Mjekësisë ligjore dhe psikiatri, në të cilat ceket se vozitësi, tani i akuzuar Manoil Trifunovski, ka qenë i sëmurë nga diabeti, por kjo nuk ka qenë shkak për pengesë të kryerjes së obligimeve të punës.
Më 13 shkurt të vitit të kaluar, rreth orës 16:30, pas pikë pagesës “Gllumovë”, në drejtimin rrugor Shkup – Tetovë, autobusi i “Durmo tursit” doli nga rruga, në të cilën fatkeqësi jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbi 35 kaluan me lëndime të rënda.