Bilall Kasami humbi zgjedhjet në 2016, ashtu sikurse humbi Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi. BDI fitoi zgjedhjet.
Asnjë nga humbësit nuk mori përgjegjësinë politike. Në 2017, në zgjedhjet lokale, Sela humbi humbi në vendlindjen e tij dhe nuk barti përgjegjësinë. Edhe Kasami ishte kandidat në Tetovë dhe humbi. Njëjtë edhe Kasami nuk e mori përgjegjësinë…, tha Artan Grubi, sekretari organizativ i BDI-së, në emisionin Click Plus në TV21.
`Edhe në 2018, në Referendum thanë se nuk dalin të mbështesin votën `për’. Në 2019, në zgjedhjet presidenciale dolën me kandidat dhe përsëri i humbën zgjedhjet. Dhe përsëri nuk dhanë përgjegjësi, ndërsa në rrethin e dytë bënë pazare me votën shqiptare tek partitë maqedonase. BDI gjithmonë ka qenë transparente në mbështetje, por kurrë pazare me votën shqiptare nuk ka bërë. Edhe në zgjedhjet e prillit do të vuloset humbja e tyre dhe përgjegjësi do të shihni se nuk do të japin”, tha Grubi.
Ai është shprehur i sigurt se BDI do të jetë fituese e bindshme në zgjedhjet e 12 prillit, ndërsa ka siguruar se aktualisht – partia e Ali Ahmetit është fokusuar në përgatitjen e Programit që, siç ka thënë ai, pas 12 prillit të realizohet në përpikmëri.
`Kemi thënë se BDI do të garojë e vetme dhe nuk jemi si partitë tjera të ndryshojnë qëndrime çdo ditë. Zoti Ahmeti e ka theksuar se BDI do të marrë pjesë e vetme, ndërsa përsëritim apelin për bashkimin e opozitës, me qëllim të mos humbjes së votës shqiptare`, u shpreh ai, ndërsa akuzoi se që pas zgjedhjeve të 2014-ës, kur BDI fitoi 19 mandate deputeti, filluan sulmet nga të gjitha instancat antishqiptare kundrejt partisë së Ali Ahmetit.
Zgjedhjet e 2016-ës erdhën pas një procesi, kur në 2014 BDI fitoi me 19 mandate, një fitore që kurrë nuk kishte ndodhë tek ndonjë parti shqiptare. Pas kësaj, filluan përgjimet, sulmet ndaj BDI-së, sulmi në Gushincë, rasti i Lagjes së Trimave, rast ky që patjetër të zbardhët, pasoi Marrëveshja e Përzhinës, u shpërbë Parlamenti dhe me insistimin e BDI-së, u rikthye Parlamenti sërish. Ne pranuam që të jemi dëmi koletarel i koalicionit qeverisë me VMRO-në dhe donim të dalim, por jo me kusht për ta humbur partneritetin ndërkombëtar dhe futjen në krizë të tmerrshme të vendit. Për të ardhur deri te 11 dhjetori i 2016-ës, ju e dini se dy herë janë shpallur zgjedhjet dhe dy herë janë anuluar.
Pasoi amnistia nga Gjorgje Ivanovi, të cilin në zgjedhje ne e bojkotuam, ndërsa Sela dhe Thaçi votuan dhe e mbështetën. Pas kësaj, sërish BDI fitoi dhe vendosëm ta shkelim parimin fituesi dhe fitues, pasi ky ishte vullneti i shqiptarëve`, tha Grubi.