Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Reket” në të cilën akuzohen Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish prokurorja speciale publike Katica Janeva për larje parash, gjegjësisht për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Në seancën e kaluar gjykata e ka përjashtuar opinionin nga seanca e “Reket”, në të cilën u prezantuan tre follderët e mbetur nga USB-ja e Zoran Milevski -Kiçeec.
Gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, vendimin e arsyetoi me atë që e ka përmendur prokurorja se prezantimi publik e cenon reputacionin e personave që nuk janë pjesë e kësaj ngjarje penale juridike.
Rastin e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska – Masevska, përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskoska.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Bojan Jovanovski, Katica Janeva dhe Zoran Milevski.
I akuzuari Jovanovski dyshohet se ka bërë vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin, pas çka ishte dënuar me tri vite burg