Arrestohet 21-vjeçarja në Durrës, iu gjet lëndë narkotike

Një vajzë 21-vjeçare arrestohet në flagrancë nga policia e Durrësit pasi iu gjet me vete kokainë.

Marketing

Burimet bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.