Labinot Tahiri sërish ka paralajmëruar një hit, por kësaj radhe me Skerdin.
Artistët janë bërë për një projekt i cili është punuar në studion e Bini Nebihut, me kompozim nga Skerdi.
Labi hyri në Instagram për të postuar disa fotografi nga xhirimet e klipit i cili veç është realizuar dhe për shkruar fjalë të mëdha për Skerdin.
“Paralajmrim pêr Hitin e radhes😉
Dje gjatë xhirimeve të klipit të ri ku së shpejti do ta keni nëpër tv tuaja dhe kêngen në zemrat e juaja.
Dueti i radhes me supêr këngëtarin dhe talentin e shumë HITEVE që iu ka realizuar emrave të Estradës
SKERDIIII!
Muzika Binidiez dhe Skerdi!”, ka shkruar Labi.
Në videoklip do ta shohim edhe djalin e madh të Tahirit.
Më poshtë disa fotografi.
https://www.instagram.com/p/B81GToKBIC-/?utm_source=ig_embed