Hyrje e ndaluar në vendkalimin kufitar Dellçevë për persona nga Italia Veriore për shkak të koronavirusit

Tanimë katër ditë me radhë në vendkalimin kufitar Dellçevë për personat të cilët vijnë nga rajonet e prekura me koronavirus në Italinë Veriore, orientohen drejt vendkalimeve kufitare Qafëthanë, Tabanoc, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair.

Marketing

“Në vendkalimin kufitar Dellçevë dhe Noso Sellë shtetas të cilët vijnë nga rajonet në Italinë Veriore të përfshira me virusin nuk mund të hyjnë në shtet. Për shkak të evitimit të çfarëdo lloj komplikimeve rreth përhapjes së koronavirusit dhe të evitohet udhëtimi edhe pas disa qindra kilometrave, i njoftojmë udhëtarët të cilët vijnë nga rajonet e përmendura në Italinë Veriore se ju lejohet hyrja në shtet vetëm përmes vendkalimeve kufitar Qafëthanë, Tabanoc, Bllacë, Bogorodicë dhe Deve Bair, si dhe në aeroportet në Ohër dhe Shkup”, thonë kompetentët.

Që të evitohen të gjithë rreziqet, si dhe çfarëdo lloj shpenzime shtesë gjatë udhëtimit kompetentët njoftojnë se në pajtueshmëri me rekomandimet e Qeverisë së RMV-së, ata të cilët planifikojnë të hyjnë përmes këtij vendkalimi kufitar do të kthehen dhe riorientohen për hyrje në shtet nga vendkalimet kufitare ku është e lejuar.