Erdogan: Nuk i mbyllim kufijtë. Greqia shton masat kundër emigrantëve

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është i vendosur të lejojë kalimin e lirë të emigrantëve përmes Turqisë drejt Evropës, që vijnë nga zonat e konfliktit në Lindja e Mesme. “Nuk do t`i mbyllim kufijtë as në të ardhmen. Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij. Ne nuk jei të detyruar të kujdesemi dhe të ushqejmë kaq shumë refugjatë.
Nëse jeni të sinqertë, atëherë duhet ta tregoni”, tha Erdogan nga Stambolli. Erdogan nuk është ankuar për fondet që vijnë nga BE për të ndihmuar emigrantët, por është shprehur se ato vijnë shumë ngadalë, duke u shprehur se i kishte kërkuar Angela Merkel që ato shkonin direkt për qeverinë turke.

Marketing

Por, sipas The Guardian, ndryshimi i politikës duket se ka për qëllim të detyrojë BE dhe NATO të mbëstesin fushatën e re të sulmeve të Ankarasë në provincën veri-perëndimore në Idlib, kalaja e fundit e rebelëve të Sirisë.

Ndërkohë, Greqia, që është shtet kufitar me Turqinë, ka shtuar masat për parandalimin e ardhjes së emigrantëve në territorin e saj. Autoritetet greke thanë se 52 anije po patrullonin në detet përreth Lesbos, së bashku me ishujt e tjerë të Egjeut. Greqia gjithashtu ka forcuar kufirin e saj lindor lindor, ndërsa Bullgaria ka dërguar rreth 1.000 trupa në kufirin e saj me Turqinë.