Asselborn: Nëse Franca ndryshon qëndrimin edhe vendet tjera do ta ndjekin këtë shembull

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn është optimist se BE-ja do t’i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës në Shkup, Aselborn tha se pas metodologjisë së re të zgjerimit dhe raportit pozitiv, pret nga Franca të votojë pozitivisht dhe shembullin e saj ta ndjekin edhe shtetet tjera skeptike, si Danimarka e Holanda. Aselborn kërkon që vendi të vazhdojë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe luftën kundër korrupsionit.

Marketing

“Bindja ime është se nëse Franca merr qëndrim pozitiv, edhe shtetet tjera do ta ndjekin. Të gjitha shtetet kanë parimet e veta, por gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat. Kjo nuk është lojë. Nëse nuk kemi sukses të japim datë, kjo nuk do të thotë se do ta dëmtojmë shtetin tuaj, por do ta dëmtojmë politikën e përgjithshme drejt Ballkanit”, deklaroi Zhan Aselborn, Ministër i Jashtëm i Luksemburgut.