Memeti dhe Bexheti nisën meremetimin e rrugës Svillare -Radushë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti dhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot nisën punimet për meremetimin e rrugës rajonale Svillare – Radushë.

Marketing

Me këtë rast banorët e kësaj zone shprehën falënderim të veçantë për drejtorin Bekim Memeti i cili siç thonë ata çdoherë ka gatishmëri që të realizojë projekte në komunën e Sarajit.

“Ky projekt infrastrukturor ka rëndësi të madhe, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave por edhe për banorët që frekuentojnë nga vendet tjera. Kjo rrugë gjithashtu shërben edhe si rrugë që lehtëson lëvizjen drejtë Tetovës. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve pasi ky është dhe qëllimi ynë si institucion”, është shprehur Memeti.