Epidemia e koronavirusit në Kinën ka shënuar rënie, njoftoni të enjten Komisioni Kombëtarë i Shëndetit, pasi regjistroi vetëm tetë infeksione të reja në provincën Hubei.
Ky është numri më i vogël i rasteve që prej janarit kur shpërtheu ky virus i njohur si Covid-19, në provincën Hubei.
Me ngadalësimin e dukshëm të përhapjes së virusit, shumë biznese janë rihapur nën masat të rrepta të kontrollit.
Provinca Hubei, ku u shfaq koronavirusi, njoftoi të enjten për heqje të pjesshme të kufizimeve të udhëtimeve dhe gjithashtu do të lejojë që disa industri të rifillojnë prodhimin në dy qytetet.
“Në përgjithësi, kulmi i epidemisë ka kaluar në Kinë,” tha Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit.
“Rritja e rasteve të reja po bie,” tha ai, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Ndërsa virusi po përhapet shpejt globalisht, progresi i tij në Kinë është ngadalësuar ndjeshëm në shtatë ditët e fundit, një rezultat i masave të rrepta të vendosura për të kontrolluar lëvizjen e njerëzve dhe trafikun, duke përfshirë bllokimin virtual të Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë.
Në përgjithësi, të mërkurën janë shënuar vetëm 15 raste në territorin e Kinës.
Ndërkohë, të mërkurën vdiqën 11 persona shkaku i virusit, duke rritur numrin e përgjithshëm në 3.169. Numri i të infektuarve në Kinë deri të mërkurën mbrëma, është 80.793.
E derisa në Kinë po shënohen përmirësime, në vendet tjera të botës ka përshkallëzim të situatës. Kjo ka shtyrë të mërkurën Organizatën Botërore të Shëndetësisë ta shpallë këtë virus si pandemi