Daniele Rugani testoi pozitiv për koronavirus.
Ai është lojtari i parë i infektuar në Serie A, pas rasteve në Serie C te Pianese dhe Reggio Audace.
Juventus njoftoi mbrëmjen e djeshme: “Futbollisti Daniele Rugani testoi pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht është asimptomatik. Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin të atyre që kanë pasur kontakte me të”.
Dhe pas disa orëve, vet lojtari italian vendosi të reagonte përmes rrjeteve sociale, duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm.
“Do të keni lexuar lajmet dhe kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj të gjithë ata që shqetësohen për mua, se jam mirë. Unë i ftoj të gjithë të respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën asnjë dallim! Le ta bëjmë atë për veten tonë, për të dashurit tanë dhe për ata që na rrethojnë “, shkroi ai në Twitter.